In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Informacione

WORKSHOP PËRMBYLLËS I PROJEKTIT PKKZH

“Studimi i potencialit të energjisë së erës në zonat me interes në Shqipëri dhe kontributi i saj në reduktimin e importit të energjisë elektrike dhe ndotjes mjedisore”,

Në datën 21 Maj 2026, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike (FIM), Universiteti Politeknik i Tiranës, u zhvillua me sukses workshopi përmbyllës i projektit PKKZH: “Studimi i potencialit të energjisë së erës në zonat me interes në Shqipëri dhe kontributi i saj në reduktimin e importit të energjisë elektrike dhe ndotjes mjedisore” (2024-2026), projekt i financuar nga AKKSHI.

Aktiviteti u organizua nga grupi i punës i projektit pranë Departamentit të Energjitikës, FIM, UPT, me pjesëmarrjen e stafit akademik të Departamentit të Energjitikës dhe FIM, studentëve të programit të studimit MSc Energjitikë, kolegëve nga institucione të tjera akademike, përfaqësuesve të institucioneve publike dhe subjekteve që operojnë në sektorin energjItik.

Gjatë workshopit u prezantuan rezultatet kryesore të projektit, analizat mbi potencialin e energjisë së erës në Shqipëri, si dhe rekomandime lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit energjitik dhe reduktimin e varësisë nga importi i energjisë elektrike dhe impakti mjedisor i projekteve eolike. Diskutimet evidentuan rëndësinë e integrimit të burimeve të rinovueshme në sistemin energjitik kombëtar, ndikimin pozitiv në mbrojtjen e mjedisit, si dhe nevojën për forcimin e bashkëpunimit midis universiteteve, institucioneve dhe industrisë. Lexoni më shumë