Informacione 08.05.2026
Vizite e nje profesori nga AGH University, Krakov, Poloni, ne FIM
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) dhe Universitetit AGH të Krakovit, Departamenti i i Energjitikës pranë Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike (FIM) pati kënaqësinë të mirëpriste nga 27-30 Prill 2026, PhD Maciej Zoladek nga Universiteti AGH.
Gjatë vizitës së tij, Dr. Zoladek mbajti leksione për studentët e Masterit Shkencor në MSc ne Inxhinieri Mekanike, profili Energjitike per tema që lidhen me sistemet energjitike, me fokus të veçantë te sistemet e ruajtjes së energjisë.
Vizita shërbeu gjithashtu si një mundësi e mire për takime dhe diskutime lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm dhe aktivitete te përbashkëta në fushën e inxhinierisë energjitike