Njoftime 19.02.2026
Thirrje për Aplikime – #FashionForeverAlbania Bootcamp
ESN Tirana (Erasmus Student Network Tirana), në bashkëpunim me Ambasadën e Suedisë në Tiranë dhe me mbështetjen e Institutit Suedez, fton 15 të rinj kreativë, studentë të tekstilit, dizajnit të modës apo arteve, të aplikojnë për Sustainable Fashion Bootcamp. Pjesëmarrësit do të sjellin një veshje të vjetër (material, tip apo edhe një kujtim familjar) dhe do ta transformojnë në një krijim të ri e miqësor me mjedisin, nën udhëzimin e ekspertëve suedezë.
Për të aplikuar, dërgoni:
CV‑në tuaj
Një letër motivimi ku shpjegoni idenë tuaj dhe veshjen e vjetër me të cilën dëshironi të punoni
Kriteret e përzgjedhjes:
Njohuri të mira të gjuhës angleze
Disponueshmëri për sesionet online gjatë marsit 2026
Pjesëmarrje e plotë në workshopin dy‑ditor në Tiranë (prill–maj 2026)
Shënim: Pjesëmarrësit që nuk banojnë në Tiranë do të mbulojnë vetë shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit.
Aplikimet dërgohen në: esntirana.candidate@gmail.com
Afati i fundit: 8 mars 2026
Workshopi do të organizohet online gjatë marsit dhe fizikisht në Tiranë në Prill.
Ftohen të gjithe studentet e interesuar të aplikojnë.