In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Takim informues dhe rekrutues nga kompania “Atitech” në bashkëpunim me Zyrën e Karrierës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Më datë 28 tetor 2025, në ambientet e Hotel Tirana International, u zhvillua një aktivitet i organizuar nga kompania Atitech në bashkëpunim me Zyrën e Karrierës të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e të rinjve të diplomuar në Inxhinieri Mekanike me kompaninë Atitech, një prej emrave më të njohur në fushën e mirëmbajtjes dhe riparimit të avionëve. Gjatë aktivitetit, përfaqësuesit e kompanisë prezantuan profilin e saj, mundësitë e karrierës dhe rrugët e zhvillimit profesional që ofrohen për inxhinierët e rinj.

Në vijim të prezantimit, u zhvilluan intervista individuale me të diplomuarit, si fazë e parë e procesit të përzgjedhjes për trajnimin dhe punësimin e ardhshëm si teknikë aviacioni.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjes midis universitetit dhe tregut të punës, duke krijuar mundësi reale për zhvillimin profesional të të rinjve inxhinierë.