In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Pyetësori Studentor për semestrin e dytë

I dashur student,

Në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga Ligj Nr. 80/2015, Universiteti Politeknik i Tiranës
organizon Pyetësorin Studentor për cilësinë e mësimdhënies.
Nëpërmjet pyetësorit, çdo studenti i jepet mundësia të shprehë perceptimin mbi procesin mësimor si
dhe të përcjellë pranë autoriteteve të universitetit shqetësime specifike.

Plotësimi i pyetësorit do të jetë i mundur duke filluar prej datës 19 Maj – 01 Qershor 2025
nëpërmjet platformës online të sekretarisë mësimore. Link: https://upt.pitagora.rash.al/

Përgjigjet e pyetësorit përpunohen në mënyrë ANONIME nga UPT dhe mbi bazën e tyre hartohen
të dhëna statistikore për problematikat kryesore të perceptuara nga studentët. Analiza e të dhënave
kryhet pas përfundimit të sesionit të provimeve, duke shmangur çdo ndikim të mundshëm në
vlerësimet përfundimtare.

Plotësimi i pyetësorit bëhet për çdo pedagog aktiv në semestrin aktual. Në llogarinë tuaj online do të
shfaqet pyetësori vetëm për lëndët që frekuentoni si student i rregullt.

Universiteti Politeknik e vlerëson maksimalisht mendimin tuaj dhe ju nxit të merrni pjesë në këtë
proces. Duke punuar së bashku, UPT mund të vijojë traditën e ekselencës e duke konsoliduar
reputacionin kombëtar e rajonal.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin,

Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë - UPT

Shënim:

 Për problematika në plotësimin e pyetësorit apo për pasaktësi në të, jeni i lutur t’i drejtoheni sekretarisë
mësimore ose zyrës për sigurimin e cilësisë në fakultetin tuaj

 Për probleme të tjera lidhur me sigurimin e brendshëm të cilësisë në UPT mund të kontaktoni me Drejtorinë
e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë: https://upt.edu.al/drejtimi-akademikadministrativ/drejtorite/drejtoria-e-sigurimit-te-brendshem-te-cilesise/