In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Leksion i Hapur në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike

Sot, pranë Departamentit të Prodhim-Menaxhimit, u zhvillua një leksion i hapur në bashkëpunim me kompaninë Maccaferri. Ky aktivitet solli një ndërthurje të rëndësishme mes teorisë akademike dhe përvojës praktike, duke i ofruar studentëve njohuri të zgjeruara mbi zgjidhjet inxhinierike dhe praktikat më të mira në industrinë moderne. Falënderojmë kompaninë Maccaferri për bashkëpunimin!