Njoftime 16.12.2025
Kursi i formimit të vazhduar: "Vlerësimi i linjave teknologjike, makinerive dhe pajisjeve” për 2025-2026
Hapen aplikimet e kursit të formimit të vazhduar “Vlerësimi i linjave teknologjike, makinerive dhe pajisjeve” nga data 15 dhjetor 2025 - 20 janar 2026 per të gjithë personat që duan të regjistrohen për të fituar një çertifikatë për ushtrimin e aktivitetit të “Vlerësuesit të linjave teknologjike, makinerive dhe pajisjeve” në përputhje me kërkesat e VKM Nr. 712, datë 12.10.2016 “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe proçedurat e liçensimit të subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme”
Ju lutemi të regjistroheni pranë sekretarisë së Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike ose kontaktoni në adresën e mail jteta@fim.edu.al