In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Konkursi ndërkombëtar i Arkitekturës ''Riciklo - Kreativ 2025''

KONKURSI NDËRKOMBËTAR I ARKITEKTURËS: RICIKLO – KREATIV 2025

Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT), Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), në bashkëpunim me programin B4Students, si dhe me mbështetjen e Tirana East Gate (TEG), organizojnë konkursin ndërkombëtar të arkitekturës me studentët “Riciklo – Kreativ 2025” me temën e riciklimit të mbetjeve urbane dhe mjedisore.

Konkursi synon të përfshijë studentë të programeve të Arkitekturës, Urbanistikës dhe Interior Design, pjesë e Institucioneve të Arsimit të Lartë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Studentët janë të ftuar të projektojnë në këtë konkurs një ndriçues outdoor (për ambiente publike urbane), të përbërë ekskluzivisht nga një material i ripërdorshëm.

Konkursi krijues do të shpallë fitues të çmimeve për 3 vendet e para.

Regjistrimi nga studentët kryhet në link: https://forms.gle/wSDoajUvA3CFbbaG6

Afati i fundit për regjistrim është data 31 Korrik 2025.

KONKURS I ARKITEKTURËS SË MATERIALEVE TË RICIKLUESHME

Konkursi Ndërkombëtar i Arkitekturës “Riciklo – Kreativ 2025” propozohet për të katërtin vit radhazi nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës në bashkëpunim me B4Students dhe ka disa qëllime:

1. Të vendosë studentët në kontakt me konceptin e "materialeve për tu hedhur" dhe në të njëjtën kohë, të ndërgjegjësojë qytetarët për raportin ndaj prodhimit të tepërt të këtyre mbetjeve urbane.

2. Ti krijojë mundësinë studentëve për aftësim praktik nëpërmjet krijimit të një vepre kreative
- një ndriçues në formën e një elementi kreativ, në shërbim të qytetarëve, të përbërë tërësisht nga materiale të riciklueshme, të transformuara nëpërmjet një koncepti të qëndrueshëm, me përmasa max 2m x 2m x 2m.

3. Ti krijojë mundësinë studentëve të promovohen profesionalisht me maketet (prototype) në një ekspozitë kreative në mjediset e Tirana East Gate (TEG), nëpërmjet së cilës do të rritet ndërgjegjësimi mbi ripërdorimin masiv të materialeve si plastika, goma, xhami, druri, metalet, etj., në ambientin tonë të jetesës.

PJESËMARRËSIT NË KONKURS

Konkursi Ndërkombëtar i Arkitekturës “Riciklo – Kreativ 2025” është një aktivitet krijues, i hapur për të gjithë studentët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të regjistruar si individ apo në grupe me deri në 3 anëtarë. Grupi mund të jetë i përbërë nga studentë të të njëjtit Fakultet apo Fakultete të ndryshme të vendit.

Pjesëmarrësit janë të lirë ta mendojnë pozicionimin e veprës në çdo lloj ambjenti publik. Megjithatë, do të jetë e nevojshme të zgjidhen vendndodhje "me ndikim të lartë", në mënyrë që mesazhi të përçohet në audiencën më të gjerë të mundshme.

Ekspozita me maketet (prototype) e modeleve të propozua do të qëndrojë e hapur në TEG për 15 ditë. Maketet duhet të përgatiten në shkallë 1:1, me përmasa jo më të mëdha se: 2m x 2m x 2m dhe të realizuara me materialin e riciklueshëm që propozohet. Së bashku me maketin (prototype) do të ekspozohen edhe posterat shoqërues përkatës (në format A1).

ÇMIMET E KONKURSIT

Konkursi Ndërkombëtar i Arkitekturës “Riciklo – Kreativ 2025” do të shpallë 1 çmim të parë, 2 çmime të dyta dhe 3 çmime të treta. Çmimet në para do t'u jepen fituesve sipas vendeve:

• 800€ për vendin e parë;

• 2 x 500€ për vendin e dytë;

• 3 x 400€ për vendin e tretë.

Studentët të cilët do të ekspozojnë maketet (prototype) do të pajisen me certifikatë vlerësimi për pjesëmarrje në konkurs. Për fituesit do të jepen certifikatat përkatëse, sipas vendeve.

Përzgjedhja dhe shpallja e fitueseve do të bëhet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, që do të organizohet me datë 13 tetor 2025, në mjediset e ekspozitës në Tirana East Gate (TEG).

Projektet më të mira do të promovohen nga FAU, B4Students dhe TEG.

PARAQITJA E PROJEKTIT

Propozimi krijues duhet të paraqitet me maket (prototype) në shkallë 1:1, me përmasa jo më të mëdha se: 2m x 2m x 2m, të realizuar me materialin e riciklueshëm që propozohet, si dhe në një fletë të vetme A1, e cila do të emërtohet me një kod identifikimi të ekipit projektues.

Pra, fleta A1 dhe maketi janë anonime, nuk pranohen elemente identifikuese përveç projektit.

Kodi i identifikimit të projektit do të jetë një numër 5 shifror, i cili do të propozohet nga vetë aplikanti/projektuesi apo grupi i projektimit, në momentin e regjistrimit në konkurs. Koncept-ideja e projektit (fleta A1) dërgohet nga aplikanti sipas udhëzimeve të FAU, brenda datës 31 gusht 2025. Juria do të vlerësojë koncept-idetë e dërguara dhe do të njoftojë kodet identifikuese të cilat do të përzgjidhen për ekspozim të veprës – ndriçues kreativ në mjediset e TEG.

Projekti duhet të jetë i shkruar në SHQIP dhe jo më shumë se 250 fjalë brenda posterit A1. Mënyra e kompozimit të posterit është e lirë. Propozimi mund të bëhet me teknikën e zgjedhur nga kandidatët (diagrame, skica, modele dhe vizualizime 3D, vizatime CAD, etj.).

Aplikantët do të informohen me email për detaje të mëtejshme lidhur me ekspozitën në TEG.

SI TË MARRËSH PJESË

Studentët e interesuar për t’u bërë pjesë regjistrohen në konkurs duke plotësuar formularin online në link: https://forms.gle/wSDoajUvA3CFbbaG6
Maketi i realizuar (prototype) dorëzohet nga studenti në TEG në dt. 31 Shtator 2025.
Specifikimet e mëtejshme mbi ekspozitën do të jepen në një kohë të dytë.

Pjesëmarrja në konkurs është pa pagesë.

DATA TË RËNDËSISHME

• Regjistrimi online: brenda 31 Korrik 2025

• Afati i dërgimit të projekt-idesë (fleta A1): brenda 31 Gusht 2025

• Përzgjedhja/shpallja e finalistëve: brenda 08 Shtator 2025

• Dorëzimi i maketit (prototipit): 31 Shtator 2025, TEG

• Periudha e ekspozitës: 01-15 Tetor 2025, TEG

• Shpallja e fituesve TEG: 15 Tetor 2025, TEG

• Periudha e ekspozitës FAU: 16 - 30 Tetor 2025, TEG

VLERËSIMI


Vlerësimi i fituesve do të ketë 2 komponentë:

• 70% e vlerësimit do të jetë nga Juria e ngritur (brenda datës 10 tetor 2025).

• 30% e vlerësimit do të jetë nga publiku, i cili do të votojë në mjediset e TEG.