Njoftime 18.11.2025
Hapja e aplikimeve për Studimet e Doktoratës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, 2025 - 2026
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike hap aplikimet për Studimet e Doktoratës.
Për vitin akademik 2025 – 2026 janë miratuar nga Ministria e Arsimit 14 ( katërmbëdhjetë) kuota dhe drejtuesit e projekteve të kerkimit shkencor dhe zhvillimit si më poshtë:
1. “Optimizimi i proceseve industriale të perpunimit të disa lidhjeve për deformim të aluminit dhe studimi i prodhimit eksperimental, forrmësimit dhe karakterizimit të kompoziteve nanogrimcore të Al—qeramikë e avancuar”, drejtues shkencor Prof. Asoc. Irida Markja , 2 kuota
2. “Hartimi i një platforme dixhitale për optimizimin e të gjitha proceseve në industrinë e veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri. Rekomandime mbi përzgjedhjen e sistemeve dhe teknologjive për optimizimin e proceseve që duhet të përdorin kompanitë në vend.”, drejtues shkencor Prof. Asoc. Ilda Kazani, 1 kuotë
3. “Përftimi i lëkurëve inovative, përcjellëse të elektricitetit, për prodhimin e produkteve të zgjuara, dhe studimi i vetive fiziko - mekanike dhe kimike për përshtatshmërinë në këto produkte”, drejtues shkencor Prof. Asoc. Majlinda Hylli, 1 kuotë
4. “Matja e performancës së zinxhirit të furnizimit në proceset e prodhimit nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së Big Data”, drejtues shkencor Prof. Asoc. Jonida Teta, 1 kuotë
5. “Ndikimi i politikave të reduktimit të emetimeve karbonike në strategjitë e Marketingut në Industri”, drejtues shkencor Prof. Asoc. Irma Shyle, 1 kuotë
6. "Implementimi i Inteligjencës Artificiale (IA) në bizneset shqiptare dhe ndikimi në kënaqësinë e konsumatorëve”, drejtues shkencor Prof. Asoc. Irma Shyle, 1 kuotë
7. “Teknologjitë e dixhitalizimit për një industri të qëndrueshme.”, drejtues shkencor - Departamenti i Prodhim Menaxhimit , 1 kuotë
8. “Përmirësimi i planifikimit të prodhimit nëpërmjet dixhitalizimit dhe Industria 5.0.”, drejtues shkencor - Departamenti i Prodhim Menaxhimit, 1 kuotë
9. "Optimizimi i Performancës së Barrierave Mbrojtëse Rrugore: Analizë Strukturore, Tribologjike dhe e Deformime Kufitare", drejtues shkencor Prof. Asoc. Shpresa Caslli, 1kuotë
10. "Studimi i Ndikimit të Vibrimeve në Strukturën e Automjeteve dhe Optimizimi i Izolimit Akustik të Barrierave Rrugore", drejtues shkencor Prof. Asoc. Shpresa Caslli, 1 kuotë
11. “Implementimi i energjisë së erës në infrastrukturën e transportit rrugor”, drejtues shkencor Prof. Odhisea Koça, 1 kuotë
12. “Projektimi mekanik i sistemeve hekurudhore të ndërtuara me materiale të ricikluara eko-miqësore për transport të qëndrueshëm”, drejtues shkencor Prof. Odhisea Koça, 1 kuotë
13. “Ndikimi i modeleve të menaxhimit të riskut në zhvillimin e politikave strategjike në sektorin e prodhimit”, drejtues shkencor Prof. Asoc. Eralda Xhafka, 1 kuotë
Aplikimet e kandidatëve për programin e studimit te ciklit të tretë “ Doktoratë” në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike do të kryen pranë Sekretarise së Dekanit të FIM nga data 19.11.2025 -27.11.2025.
Gjeni vendimin e plotë të Këshillit të Profesorëve këtu