Njoftime 21.10.2025
FTESË PËR PROGRAM FORMIMI DHE PUNËSIMI NË ITALI NË FUSHËN E AVIACIONIT
“Atitech S.p.A.” në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës organizon rekrutimin për pozicionin Inxhinier/Teknik pranë kompanisë Atitech S.p.A.
📍 Vendndodhja: Tirana International Hotel
📅 Data: 28 Tetor
Kriteret:
• Nën moshën 33 vjeç
• Diplomë në inxhinieri ose fushë teknike
• Njohuri të gjuhës angleze
Fazat e Programit:
1. Formim fillestar në Shqipëri, falas për kandidatët e përzgjedhur
2️. Punësim dhe transferim në Itali (Napoli ose Romë), me dokumentacion të plotë
3️. Formim praktik me pagesë rreth 5 muaj pranë avionëve
4️. Punësim i rregullt pranë kompanisë “Atitech S.p.A.” pas përfundimit të formimit
Në foton bashkëngjitur mund të gjeni numrin e kontaktit ku mund të aplikoni dhe adresën e emailit recruitment.albania@atitech.it