Njoftime 30.04.2025
Forumin Shkencor "Transformimi Dixhital"
Në kuadër të Ditës Botërore të Telekomunikacionit, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në bashkëpunim me Universitetin Beder organizon Forumin Shkencor "Transformimi Dixhital", më 13 Maj, salla AULA MAGNA – Universiteti Politeknik i Tiranës.
Fokusi i këtij aktiviteti është Dixhitalizimi i Sipërmarrjes & Industrisë dhe Dixhitalizimi i Edukimit, duke sjellë së bashku drejtues të industrisë, akademikë dhe studentë për të diskutuar mundësitë dhe sfidat që na ka ofruar dixhitalizimi, si dhe për të shkëmbyer ide dhe për të krijuar ura bashkëpunimi.