Njoftime 19.05.2025
Forumi shkencor: "Transformimi digjital"
Në datën 13 Maj Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Universiteti Politeknik në bashkëpunim dhe Universitetit Beder, organizojë forumin shkencor në kuadër të Ditës Botërore të Telekomunikacionit.
Fokusi i këtij aktiviteti ishte Dixhitalizimi i Sipërmarrjes & Industrisë dhe Dixhitalizimi i Edukimit, duke sjellë së bashku drejtues të industrisë, akademikë dhe studentë për të diskutuar mundësitë dhe sfidat që na ka ofruar dixhitalizimi, si dhe për të shkëmbyer ide dhe për të krijuar ura bashkëpunimi.
Në këtë even ishte i ftuar Z. Rixhin QOSHJA, nga GIZ Advisor – Sustainable Urban
Transport in Albania, i cili foli për - Dixhitalizimin e transportit publik dhe rolin e open data për zhvillim të qëndrueshëm.
Në panelin për – “DIXHITALIZIMIN E SIPËRMARRJES & INDUSTRISË”, morën pjesë:
1. MSc. Armand AGOLLI - Dixhitalizimi i Arkivave Audio Vizuale (Case Study - Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave).
2. Prof. Asoc. Eralda XHAFKA – Transformimi dixhital i shërbimeve publike – Zhvillimet kryesore në administrimin e shërbimeve pubike.
3. Prof. Asoc. Tatjana SPAHIU – Transformimi dixhital në kompanitë e veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri
4. Prof. Asoc. Ilo BODI – Cilësia e produkteve të prodhuara me printer 3D
5. Msc. Kriselda GURA - Inovacioni teknologjik i hapur në modelin e ekonomisë qarkulluese për ruajtjen e burimeve dhe krijimin e vlerës
Ndërsa në panelin për – “DIXHITALIZIMI I EDUKIMIT”, morën pjesë:
1. Prof. Asoc. Valma PRIFTI - Gatishmëria e Arsimit Dixhital në fushën e Arsimit të Lartë.
2. Prof. Asoc. Erald PIPERI – Dixhitalizimi i objekteve kulturore nëpërmjet teknikave të avancuara 3 dimensionale.
3. Dr. Elda DOLLIJA, - Si po riformëson teknologjia modelet e punës dhe biznesit.
4. Dr. Edlir SPAHO - Përdorimi i Inteligjencës Artificiale për Personalizimin e Kurseve Online.